E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Universiteti ‘ Fan.S.Noli’ në ditën akademike. Ja të veçantat e aktivitetit.

Në selinë e Rektoratit të Universitetit ‘Fan.S.Noli’ të Korçës, u zhvillua paraditen e së hënës ceremonia e diplomimit dhe ajo që është kthyer në traditë tashmë: hedhja e kapeleve që simbolizon përfundimin e studimeve edhe në këtë stad të fundit. Dhjetra e dhjetra studentë, pedagogë dhe të afërm të të rinjve ishin pjesmarës në këtë aktivitet mbresëlënës.

 

Reklamë

Studentët e diplomuar u njoftuan nominalisht dhe tërhoqën diplomat, çertifikatat dhe vlerësimet e mirnjohjes.

 

Rektori I Universitetit, Prof.Dr Ali Jashari, përgëzoi studentët e diplomuar dhe tha që në vitin e ardhëshësjëm akademik krijohen edhe më shumë mundësi studimi për të rinjtë që do zgjedhin vazhdimin e shkollës së lartë në universitetin e Korçës.

 

Një studente me çertifikatën e Medaljes së Artë, Vasiliqi Kume, përshëndeti në këtë ceremoni të ditës akademike. Ajo dha mesazhin se çdo student në ambjentet e Universitetit të Korçës mund të ndiejë përkujdesjen, duke vlerësuar edhe dijen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë