NASA është në kërkim të astronautëve kandidatë për misionet e ardhshme në Hënë dhe ndoshta në Mars.

Agjencia amerikane e hapësirës ka publikuar një shpallje të titulluar “Universi po ju thërret”, duke ftuar kandidatët e interesuar të aplikojnë.

Kusht paraprak është që ata të jenë shtetas amerikanë, të plotësojnë kërkesat bazë të arsimit në fushën shkencore STEM dhe të kenë 3 vjet përvojë të specializuar si pilotë, mjekë ose inxhinierë.

Astronautët e mundshëm do t’i nënshtrohen dy vjet trajnimi, ndërsa do të marrin një pagë vjetore prej 152,000 dollarë.

Është hapur platforma për aplikime dhe afati i tyre është 2 prilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *