Subscribe

Policia e Shtetit ka dhënë një infomacion të plotë dhe përfundimtar në lidhje me dinamiken e ngjarjes së rëndë të regjistruar të martën paradite në lagunën e Kune Vain ku gjeti vdekjen oficeri I policisë Saimir Hoxha.

Uniformat blu bëjnë me dije se një grup kontrolli ishte ngritur për të verifikuar një miniparcele drogë në lagunën e Kune Vainit.

Por gjatë kthimit nga asgjesimi i kanabisit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin  tip “Volksëagen” me  targa AA984TL,  në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë.

 

Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që  lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëzizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të  Policisë.Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.

 

Policia bën të dituir se në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, Aldi Ramës që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se:  ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë.

 

Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen. Autori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e  shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij. (Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda). Në ndihmë të grupit të kontrollit, pas njoftimit të dhënë për ngjarjen, kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore dhe te Komisariatit të Policisë Lezhë.  Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.

 

Ndërsa sa I takon momentit të lokalizimit dhe kapjes së autorit të krimit, policia ka sqaruar se Aldi Rama është vetëplagosur në kokë me armën  tip TT.

 

Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por ëhstë vetëplagosur në kokë me armën  tip TT, e cila u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale. Po kështu, në afërsi të vendit ku u gjet i vetëplagosur autori, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë  provës materiale një gëzhojë  model 54 e kalibrit 7.62 milimetra  si ato  që përdorin pistoletat TT.  Autori i vetëplagosur është transportuar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur  “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”, pasi ishte e pamundur futja e autoambulancës në vendngjarje, për shkak të terrenit. Më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë me autoambulancë dhe më vonë nga autoritetet spitalore është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

Përvec Aldi Ramës që tashmë ka ndërruar jetë, policia sqaroi se janë prangosur edhe dy shokët e tij që ishin në makinë në momentin e krimit, konkretisht  Armando Marku , 26 vjeç, i arrestuar  për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe  Kristjan Sherri, 25 vjeç,  i arrestuar  për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *