Subscribe

Profesori Adrian Civici, babai i zëvendësministrit të Bujqësisë Enio Civici, mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus. Përballë moderatores Pranvera Borakaj, profesor Civici ka treguar se sa shumë e ndjente Enio mungesën e prindërve kur ka qenë i vogël.

Adrian Civici: Në brezin tim ishin shumë nga shokët e mi, kolegët e mi, shokët apo shoqet e Ardianës që ishin me një fëmijë. Mendoj tani që arsyeja ka qenë periudha e transformimeve dhe e ndryshimeve. Jeta u bë papritmas shumë e vështirë, e komplikuar dhe e pasigurt. Mbi të gjitha ne ishim nën presionin a jemi ne në nivelin që duhet për ta përballuar këtë jetë dhe këtë ndryshim apo duhet të bëjmë sforco shumë të mëdha për të bërë një karrierë të suksesshme, të jesh i mirë atje ku duhet të jesh, i kualifikuar.

Ndërkohë u dhamë shumë pas punës. Unë sa herë shkoja jashtë, ose Ardiana sepse kishte një punë shumë intensive, i sillnim vazhdimisht lodra nga më të bukurat dhe më të fundit që ishin. Një ditë më ka bërë përshtypje sepse në prisnim që ai të gëzohej shumë sepse po merr lodrat më të bukura, dhe ne i thamë ne gjithmonë të kemi sjellë lodra. Tha “jo gjithmonë kanë qenë të këndshme, sepse unë ju doja juve, jo lodrat”, duke na treguar gjithë mungesën tonë sepse ai kishte qëndruar më shumë me gjyshërit. Ne gjithmonë ishim në udhëtime, kualifikime se sa ishim në shtëpi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *