Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli e quan veten nxënësin më të mirë të Partisë Demokratike.

 

Nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Kadilli e mbështet këtë vlerësim në analizën që sipas tij, ai i ka bërë çdo fenomeni që ka ndodhur në PD.

 

“Jam nxënësi më i mirë që ka patur kjo parti, kam qenë një vëzhgues i kujdesshëm i të gjitha fenomeneve të nddhura në këtë parti dhe di që do t’i jap fund kulturës së keqe, për të mos çuar deri në fund procesin politik. I kam këllqet për ta çuar deri në fund garën. Nuk mund të them “Mi vodhi, nuk mi vodhi”. Ta bëjmë PD një parti që shkul nga rrënjët të keqen. Kam qenë një nxënës shumë i mirë, vazhdoj të jem një nxënës shumë I mirë. E pranoj notën në fund, notën në radhë të parë do t’ia vë vetes. Nuk do të pres të ma vërë dikush.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *