Subscribe

Pedagogu Erion Kristo, i njohur edhe për satirikën e tij në çdo dalje publike ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus.

Kristo, i cili kohët e fundit është tërhequr nga daljet publike, ka treguar arsyen e këtij vendimi. Ai mendon se ka bërë dhe thënë mjaftueshëm, e tashmë është radha e personave të tjerë për të bërë aq sa ka bërë ai.

Pedagogu më tej se u pyet nga Albano Bogdo pse nuk është zgjedhur njeriu i vitit, ku ai përmes humorit u përgjigj se është njeriu i shekullit.

Nga ana tjetër, Kristo ka hedhur poshtë fjalët se është kërcënuar.

Pjesë nga intervista:

Bogdo– Ke kaq kohë që je personazh publik. Më thuaj të vërtetën, a të ka ndodhur ndonjë herë që i ke pëlqyer aq shumë një femër dhe të ka thënë sot jam e jotja dhe më bëj çtë duash…

Kristo-Me këtë surrat që kam unë nuk mendoj që ka të tilla. Vetëm njërës ja kam marr mëndjen vite mëparë kur kam qenë më i ri.

Bogdo-Beson në fantazmat?

Kristo-Besoj. Nëse besoj te shpirti, besoj edhe në fantazma.

Bogdo-Pse nuk i provon gjërat ti shkruash se si do doje të përfundonin gjërat?

Kristo-Më pëlqen kjo. E kam atë. Ai libër do shkruhet.

Bogdo-Para disa ditësh u zgjodhën njerëzit e vitit, a nuk do doje të ishe ti një nga ata?

Kristo-Jo sepse unë nuk ulem në këtë nivel. Unë jam njeriu i shekullit.

Bogdo-Sikur je tërhequr nga daljet publike?

Kristo-Jam tërhequr shumë sepse mendoj që kam folur e kam bërë aq sa duhet e tani ka ardhur koha e të tjerëve të bëjnë aq sa duhet. Prap kam dalë fuqishëm sepse kam ardhur tek ty dhe kam shkelur agjerimin televiziv. Më kanë akuzuar si këlysh i Monikës, spiun i Metës, agjent i Sorros, njeriu i Ramës dhe Berishës. Mua nuk më rruhet për asnjë nga këta.

Bogdo-Të kanë kërcënuar ndonjë herë rëndë?

Kristo-Asnjë njeri nuk më ka kërcënuar asnjë herë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *