Subscribe

Partia Demokratike e Shkodrës, sipas kryeministrit Edi Rama, ka ende hijen e Enver Hoxhës.

 

Në një takim elektoral të mbajtur në Shkodër, numri një i qeverisë tha se ky është qyteti më i prapambetur i Shqipërisë.

 

Fajin për këtë ai e la te PD. Komunizmi sipas Ramës nuk mund të gjendet në radhët e socialistëve, por mes demokratëve.

 

“E kanë kthyer Shkodrën në viktimën e hakmarrjes së tyre. Diktatori dhe të vegjlit rreth tij i kanë kthyer shkodranët njësoj si veten, në urrejtës, sharës, mohues, përçarës. Bëni çfarë të doni, por të jeni të sigurt, si kjo dritë që unë shoh, se PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër, por fiks siç Enver Hoxha do të donte të ishte PD. Fiks siç Enver Hoxha donte që e gjithë Shkodra të mbahej peng, siç është mbajtur peng deri më sot. Vendi më i prapambetur i Shqipërisë. Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, akoma sot, me fantazmën e tij, hijen e tij, e mban peng tamam si një mallkim, jo përmes nesh, as përmes qytetarëve të saj, por përmes PD së Shkodrës. Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru mund ta shpallte përmes PD Jozefina Toapllin tradhtare. Jozefina Topalli nuk është shoqja ime, por të jetë tradhtare…Ju marrtë e mira që për 30 vjet luftoni komunizmin. Çfarë komunizmi luftoni ju? Me mua? Unë jam komunisti, Saliu demokrati? A jeni në vete, a jeni në tru të kokës a s’jeni? PS komuniste? Si ka mundësi që në këtë vend që nxori Migjenin, Luigj Gurakuqin, mbiu e mbrapshtë fara e poshtër e totalitarizmit komunist mu në trurin e atyre që e morën flamurin e PD dhe e kthyen në Shkodër në flamur të përçarjes, të diktakturës mizerabël të paaftësisë dhe mediokritetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *