Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, ditën e sotme i ktheu një përgjigje atyre që e kritikojnë për gjuhën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.
Kryeministri u ndal te termi i përdorur, “autizmi politik”, për të cilën ai kërkoi falje publike.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja. Unë gjuhën e kam shpatë jo pelte. E kam mësuar nga mësuesit e mi. Mësuesit e mi janë Fan Noli, Faik Konica. Në këto 20 e kusur vite kurrë s’i kam thënë njeriu hajdut, vrasës. Këto janë akuza penale dhe nuk luftohet me akuza penale në mexhelisin politik. Metafora sa të duash. Asnjë replikë e imja nuk do të ishte e papranueshme në arkivin e parlamentit francez, britanik, italian. Por kur nuk e di se çfarë është debati real flet kështu.
Pasaporta nuk zgjidh asgjë, ishte komenti i një qytetari. Kreu i qeverisë tha se pasaporta do t’i japë shqiptarëve lirinë dhe barazinë njësoj si evropianët e tjerë.
Rama: O Bedri pasaporta zgjidh një gjë të pazgjidhur prej shekujsh. U jep shqiptarëve statusin e dinjitetit të barabartë me të gjithë evropianët e tjerë. Ai status përkthehet në shumë gjëra. Je qytetar i lirë dhe i barabartë i një territori shumë më të madh se Shqipëria. Do t’u japë mundësi shqiptarëve kudo që të jenë që të zgjidhen në këshilla bashkiakë, të zgjidhen po morën votën kryetar komunash, qytetar që kanë familjen atje të zgjidhen në parlamentin evropian pa pasur nevojë të kenë pasaportë evropiane dhe greke./vizionplus.tv







