Sociale
Unaza Lindore e Tiranës/ IKMT: Shemben objektet që pengojnë realizimin e këtij aksi

Këtë të premte ka nisur aksionin për prishjen e objekteve 1 deri në 5 kate që janë pengesë për realizimin e aksit rrugor Unaza Lindore, Loti 3, Tiranë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se pronarët e këtyre objekteve janë shpronësuar për interes publik sipas legjislacionit në fuqi.
IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një aksion, në të cilën janë angazhuar dhjetëra forca, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.
Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




