Subscribe

Kryebashkiaku Erjon Veliaj deklaroi se 99% e qytetarëve të “Astirit” janë pro projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

 

Veliaj shtoi nga salla e këshillit bashkiak se projekti për zgjerimin e Unazës së Re nuk ka asnjë shans të ndalet pavarësisht protestave.

 

 “Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi. Kush do dëshmi mjafton të bëjë rrugën nga TEG te Fabrika e Miellit për 3 minuta. Pyesni njerëzit te Komuna e Parisit, pyesni njerëzit te Liqeni i Thatë, pyesni njerëzit në farkë dhe në Lundër, pyesni njerëzit që shkojnë në të gjithë pjesën juglindore të Shqipërisë për të dalë në Elbasan”

 

Veliaj u shpreh i sigurt se në fund të këtij debati në fund do fitojë qyteti dhe civilizimi.

 

“A nuk ishte e njëjta skemë, një film që ne e kemi parë? Ne e kemi parë këtë film. Unë e kuptoj, ndodhi ky film për herë të parë sot dhe s’po e dimë, por ne e kemi parë këtë film dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit. Ky film përfundon me fitoren e njerëzve të mirë, të drejtë që s’kanë zaptuar, që paguajnë taksat, që duan rendin, që respektojnë uniformën, që dinë të thonë faleminderit, që nuk shqyejnë se nuk vijnë nga shpellat po respektojnë qytetin, kodi ynë i përbashkët, stofi që na lidh me njëri-tjetrin”.

 

Veliaj akuzoi Bashen se është gati t’i lërë njerëzit në primitivitet vetëm për disa vota ndersa sqaroi edhe pretendimet e banoreve dhe deputeteve te PD se edhe ata qe nuk kane dokumentacion duhet te demshperblehen pasi kane paguar taksa per kete prone per 3 dekada thuajse.

 

“Protesta kundër projekteve është një film i përsëritur. Nuk e kuptoj se kujt i sulen ata që nuk kanë rrënjë në këtë qytet? Nuk është e e vërtetë që ata banorë që nuk kanë pasur certifikatë pronësie paskan paguar taksë prone. Kjo është gënjeshtëër. Ata që janë pa letra nuk kanë paguar asnjë taksë për 28 vjet. Ky vend do të civilizohet. Njerëzit duan që trafiku të lirohet. Njerëzit duan që Unaza e Madhe të bëhet.   Në atë segment kalojnë 40 mijë makina në ditë, imagjinoni çfarë çlirimi do të jetë ky projekt për atë zonë. Kush është me letra do të marrë lekët në dorë”

 

Veliaj konfirmoi se Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana.

 

“Për të gjithë ata qytetarë do të ketë trajtim edhe më të mirë se po i njëjti segment nga Fabrika e Miellit deri te TEG-u, që është ajo e Komunës së Parisit. Kemi ofruar si bashki e TIranës 3 vite qira, për ata që s’kanë asnjë letër, ta themi troç, që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, jo tokën e tyre. Erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën e dikujt, në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3”.

 

 

Në fund Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe PD. Veliaj shtoi se Lulzim Basha se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij teksa tha se ai kthyer në një agjenci gjobash, sikurse veproi edhe në shembullin e Kukësit.

 

“Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë  te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia. Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi, a nukt ha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? Shiheni ku I mori zyrat kunati I Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarklu që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit mor vlla sa I jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Lulin sot e përdor vetëm për mish për top. Është kthyer një parti politike, partia që solli pluramizmin në Shqipëri në një agjenci gjobash”.

 

Veliaj e cilësoi kreun demokrat një kalama të llastuar duke pohuar se projekti për Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli teknik I asaj kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *