E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Unaza e Re, ARRSH: Bëmë vlerësimin për 17 objekte me dokumente pronësie

Autoriteti Rrugor Shqiptar zbarkoi këtë të hënë në terren për të bërë vlerësimin real dhe korrejt të banesave që kanë depozituar dosjet dhe dokumnetet e pronësisë.

 

Në kuadër të projektit të rehabilitimit, ARRSH njoftoi se u bë verifikimi i 17 objekteve që kanë dorëzuar dokumentet.

 

Reklamë

Sipas ARRSH procesi i verifikimit do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme ndërkohë që banorët që kanë dokumnete pronësie do të duhet t’I depozitojnë ato pranë këtij institucioni.

 

“Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH. U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre. Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është një detyrim ligjor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për të penguar këtë proces përbën pengim të punonjësve shtetërore në ushtrimin e detyrës ashtu sikurse mohim të të drejtës së pronarëve të objekteve për vlerësimin e shpronësimin e drejtë të tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë