Pas përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane “Bild”, ka ardhur reagimi I LSI.

 

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se tashmë është e qartë që kriminelët telekomandojnë pushtetin dhe se qeveria sipas tij, është palë me krimin.

 

Vasili tha se kryeministri dhe ministrat nuk duhet të qëndrojnë as 24 orë në zyra por të largohen menjëherë pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur.

 

“Shqiptarët e panë se kemi një shtet që ka vdekur . Kryeministri dhe as ministrat e tyre nuk mund të qëndrojnë dot as 24 orë në zyra. Qëndrimi i mëtejshëm është puç shtetëror në mënyrën më të paligjshme të mundshme. Në rast se këta nuk largohen nga zyrat e tyre, populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Betejën e fitoi e vërteta, populli shqiptar. Sot shqiptarët panë një të vërtetë, që duhet të buçasë, sesi është shembur përdhe institucioni i votës së lirë. Ky kryeministër dhe ministrat e tij duhet të braktisin zyrat, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *