Subscribe

Siguria Rrugore është një tjetër pikë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila po trajtohet përmes marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.

 

 

Në një konferencë te përbashkët u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave, ku Greqia do të ofrojë ndihmën e saj për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

 

 

BLENDI GONXHJA

DREJTOR I TRANSPORTIT RRUGORE

 

Duke qënë se Greqia është në BE, por njëkohësisht fqinji jonë më i afërt me një dinamikë dhe një situatë shumë të ngjashme me ne, menodjmë sedo të ketë rezultate më të mira sepse do ecim me një vëlla më të madh në këtë pikëpamje që do të na ndihmonte që të zgjidhnim më shpejt këto sfida. Përfshin angazhim konkret për projekte, programe , për shkëmbime, për aplikime të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore kryesisht në sjelljen e drejtuesit të mjetit.

 

 

Zv/ministri grek i Infrastrukturës nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të ndryshohet kultura në drejtimin e mjetit, duke respektuar Kodin Rrugor.

 

 

MICHALIS PAPADOPOULOS

ZV/ MINISTER I TRANSPORTIT NE GREQI

 

Kemi një bashkëpunim ku ne ofrojmë planin strategjik për sigurinë rrugore në Greqi dhe jeni në dispozicionin e popullit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare që të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Siguria rrugore është diçka shumë e rëndësishme. Por më e rëndësishme është të ndërrojmë llogjikë dhe kulturë.

 

 

Ndërsa për radhët e gjata në pikat kufitare që shfaqen sa herë nga flukse kthimesh për festa, zv.ministri grek siguroi se do të ketë shtim të sporteleve.

 

 

E kemi bërë dhe vjet këtë për periudhën e festave. Ishin shtuar pikat ku kalonin grekët dhe shqiptarët sepse pikërisht krijoheshin probleme, në fakt në të gjitha pikat kufitare jo vetëm me ato të Shqipërisë.  Mendoj se edhe sivjet do të mundohemi ta realizojmë këtë gjë, që të lehtësojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

 

Kjo ishte konferenca e parë mes Shqipërisë dhe Greqisë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe të uljen e numrit të viktimave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *