E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Uli Glina feston 50-vjetorin, 5 dekada histori në tregun shqiptar

Uji natyral mineral Glina festoi në një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve 50 vite histori në tregun shqiptar.

Udhëtimi në kohë i Glinës, brandit më të vjetër shqiptar, erdhi përmes një koncerti artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve.

Reklamë

Miq dhe të ftuar ndanë histori e kujtime me ujin Glina, ndërsa studiues të vlerave kurative të tij, risollën fakte shkencore të aprovuara nga shumë kongrese mjekësore që tregojnë ndër vite vlerat e rralla kurative të tij, ç’ka e bëjnë Glinën një mrekulli të natyrës shqiptare.

Uji Glina, me përmbajtje unike minerale dhe kaq i dashur për të gjithë, bëri bashkë disa prej artistëve me të mirë të skenës si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano dhe Mira Konçi, e cila erdhi nga SHBA posaçërisht për 50 vjetorin e Glinës. /vizionplus.tv

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë