E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ulëz/ Hidhet pas 12 vitesh në liqen rasat peshku

Pas 12 vitesh ndërprerje në liqenin e Ulzës në Mat po hidhet rasat peshku.

 

Kjo vjen pas vendimit marrë në muajin dhjetor nga ministria e Bujqësisë për njohjen ligjërisht të organizatave lokale të menaxhimit të peshkut në liqenin e Ulzës.

 

Nga kjo e enjte ka nisur hedhja e rasatit e mundesuar nga organizata e Peshkimit Ulëz.

 

ARTAN MIZA

MENAXHER I OMP ULEZ

Deri tani janë hedhur 30 mijë copë rasat, ndërsa deri në fund të muajit pritet të hidhen 100 000 copë rasat, të llojit ballgjër i bardhë e larosh dhe të llojit omur. Menaxheri i Organizatës së Peshkimit Ulëz, Artan Miza, tha se rasati i hedhur tani pas një viti mund të peshkohet:

 

 

Kryetari i Organizatës së Peshkimit Ulëz, Gjon Rica iu bën apel gjuetarëve dhe banorëve përreth liqenit të mos bëjnë gjueti të paligjshme.

 

 

Gjatë këtyre 12 viteve shtimi i peshkut në këtë liqen bëhej vetëm në mënyrë natyrale.

 

Shtimi artificial pritet të kufizojë edhe firmën KURUM për mbajtjen në kuotë të lartë të liqenit për të mos dëmtuar peshkun e vogël.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video