E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ulet numri i viktimave në Itali/ Shërohen mbi 2 mijë pacientë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë ndërruar jetë 433 njerëz (dje kishte 482 viktima), duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 23.660.

Të dhënat e raportuara nga Mbrojtja Civile tregojnë një rënie të personave të shtruar në spital. 2635 persona ndodhen sot në kujdes intensiv, 98 më pak se dje.

Reklamë

Ndërkohë, 25.033 pacientë vijojnë të qëndrojnë ende në spital me simptoma, 26 më shumë në krahasim me një ditë më parë.

Nga ana tjetër, këtë të diel regjistrohen mbi 2 mijë të shëruar. Githsej, janë përmirësuar 47.055 pacientë, ndërsa 178,972 janë infektuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë