E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ulet çmimi i kartonit jeshil, 50 euro në vit për të udhëtuar në Maqedoninë e Veriut

Nga sot, polica e sigurimit për të udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, do të kushtojë 50 euro, me afat vlefshmërie një vit.

Kartoni jeshil në vendin fqinj, po ashtu, do të vijojë të jepet edhe me afat dy javor me një çmim prej 15 eurosh.

Ky vendim lehtëson lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve me kosto më të reduktuara.

Përfitues janë edhe bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Reklamë

Ndërkohë, me vendet e Bashkimit Europian, kartoni jeshil kushton 40 euro për dy javë.

Ky çmim konsiderohet i lartë në raport me vendet e tjera./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë