E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ulen tarifat e telefonisë fikse, nxitet përdorimi i shërbimit

Njësoj si në tregun e telefonisë celulare, autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka vendosur që të ulë tarifat edhe në tregun e telefonisë fikse.

 

Aktualisht tarifa e terminimit për një thirrje nga një rrjet në tjetrin është 1.29 dhe parashikohet të shkojë në 1 lekë në muajin dhjetor. E njëjta tendencë rënëse është edhe për tarifën e tranzitimit kombëtar. Qëllimi është që të stimulohet përdorimi i këtij shërbimi, i cili ka shënuar një rënëie të ndjeshme vitet e fundit, për shkak të avancimit të teknologjisë.

 

Reklamë

Në fund të 2017, numri i abonentëve që përdorin një telefon fiks arriti në 244 mijë, 4 mijë më pak se një vit më parë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e kanë një linë të tillë, por të integruar me shërbimet e internetit apo paketa televizive.

 

Aktualisht në treg janë 68 operatorë të cilët ofrojnë linjën e telefonisë fikse edhe të integruar edhe me shërbime të tjera.

Më shumë video

Reklamë