E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ulen tarifat e celularëve, tani do flasim më lirë me njeri-tjetrin

Tarifat e telefonisë celulare do të pësojnë rënie. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka vendosur që të ulë me 17 % tarifat e terminimit apo e thënë ndryshme cmimet me shumicës mes operatorëve në treg. Kjo do të thotë se tarifa do të kushtojë 1.22 lekë.

 

Ulja do të nisë nga muaji dhjetor 2018.

 

Reklamë

Ky vendim i AKEP eerdhi pas konsultimeve me kompanitë, ndërsa qëllimi është që tarifat të përafrohen me ato evropiane.

 

Pajtim Melani, drejtor i tregut në AKEP

Ne mendojmë se kjo do të reflektohet në një moment të dytë edhe tek konsumatorët të cilët do të flasin më lirë me njëri- tjetrin. Pra tarifa e shumicës që një operator bën një thirrje kundrejt një operatori tjetër do të jetë më e lirë, cka do të thotë se ky fakt do të reflektohet edhe në tregun e pakicës. Në këtë mënyrë ne i përafrohemi më shumë tarifave që aplikohen në europë.

 

 

Por kjo nuk do të jetë ulja e vetme në tegun e telefonisë celulare. Vendimi i AKEP parashikon një reduktim të dytë në dhejtor të 2019 me 9%.

 

“Në dhjetor të 2019 tarifa e terminimit nga 1.22 lekë do të zbresë në 1.11 lekë”. 

 

Sipas të dhënave numri i përdoruesve aktiv në tregun celular në fund të 2017 arriti në 3.2 milion, me një rënie krahasur me vitin paraadhës, me 5.9%.

Më shumë video

Reklamë