Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj të marte  do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës.

 

Sipas UKT-së shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.

 

“Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit. Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.”

 

Ndërkohë që bën me dije se inxhinierët dhe specialistët janë në terren, dhe se furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *