E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukrainë, nis shkëmbimi i të burgosurve

Ukrainian servicemen who were made prisoners wait during a prisoner exchange between Ukraine and pro-Russia rebels on the check-point near the city of Gorlivka on December 27, 2018. Ukraine and Russian-backed rebels swapped hundreds of prisoners in the war-torn east of the country on December 27, one of the largest such exchanges since the outbreak of an insurgency in 2014. The swap of captives on a dusty road close to the town of Gorlivka, 40 kilometres (25 miles) northeast of the rebels' stronghold of Donetsk is an attempt to revive a tattered peace deal between the Kiev army and rebels from the self-proclaimed Donetsk and Lugansk People's Republics. / AFP PHOTO / Aleksey FILIPPOV

Forcat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë nisur shkëmbim e të gjithë të burgosurve.

 

Të dielën zyra e presidentit të Ukrainës bëri të ditur se pas shkëmbimit, të gjithë të burgosurit e mbetur të konfliktit pesë-vjeçar do të kthehen në shtëpi.

 

Reklamë

Marrëveshja u përmbyll në Paris në muajin dhjetor mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

 

Shkëmbimi po zhvillohet në një pikë kontrolli pranë qytetit industrial Horlivka në rajonin e Donetsk-ut.

 

Duke përmendur një zyrtari vendor nga Republika Popullore e vetëquajtur Donetsk-ut, agjencia ruse e lajmeve “RIA”, tha se Kievi do të dorëzojë 87 separatistë, ndërsa Donetsk-u 55 luftëtarë pro-qeverisë.

 

Forcat e Kievit kanë luftuar ndaj separatistëve në rajonin e Donbas-it të Ukrainës lindore që prej vitit 2014, një konflikt që u ka marrë jetën më shumë se 13 mijë personave. Luftimet sporadike vazhdojnë megjithë një marrëveshje armëpushimi./VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë