E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukrainë, ndalohet një komandant të Shtetit Islamik

Një komandat i grupit ekstremist Shteti Islamik, është ndaluar nga agjensia e Intelegjencës së Ukrainës.

 

Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, njoftuan Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës më 15 nëntor.

 

Reklamë

Sipas njoftimit, Agjencia Qendrore e Intelegjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë kanë marrë pjesë në operacion.

 

Vika Klimicheva, zëdhënëse e Agjencisë së Intelegjencës, ka thënë se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.

 

Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë