E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukrainasit në SHBA do të marrin ‘status të mbrojtjes së përkohshme’

Shtetasit ukrainas që aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen të qëndrojnë në këte vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.

 

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi , duke thënë se qeveria do të zgjasë ‘Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme’ për ukrainasit.

 

Reklamë

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zakonisht përcakton kombësitë që hynë në këtë kategori për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose “kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme” që mund të jenë arsye kryesore që pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.

 

Siç raporton CNN, rreth 30 mijë ukrainas që aktualisht janë në SHBA dhe që kanë hyrë në këtë shtet para datës 1 mars, 2022, do të përfitojnë nga ky vendim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ata do të kenë të drejt të qëndrojnë dhe punojnë në SHBA për një periudhë të përkohshme deri në 18 muaj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë