E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ukraina vend kandidat për në BE/ Zelensky falenderon liderët europian: Moment historik

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar pas vendimit për dhënien e statusit si kandidat për tu anëtarësuar BE.

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, lideri ukrainas falenderon liderët e BE-së që i dhanë sot Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Presidenti ukrainas falenderoi presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por edhe liderët e tjerë të BE-së për mbështetjen.

Reklamë

 

“Është një moment unik dhe historik. E ardhmja e Ukrainës qëndron brenda BE-së “- shkruan Zelensky.

Vazhdo të lexosh

Reklamë