Qeveria e Ukrainës u ka thënë qytetarëve që jetojnë në territoret e pushtuara nga Rusia që t’i kthejnë shpinën “pseudozgjedhjeve të Moskës”, të cilat kulmojnë të dielën. Gjatë zgjedhjeve Vladimir Putin pritet të ditojë një mandat tjetër 6-vjeçar në krye të shtetit rus.
Për Kievin dhe aleatët e tij ndërkombëtarë, ushtrimi i votimit shihet ndër të tjera si një përpjekje e mëtejshme e Rusisë për t’i dhënë pamjen e legjitimitetit kontrollit të saj mbi territorin ukrainas që ajo mban, shkruan CNN.
Lexo edhe :
Related Posts
“Qytetarët ukrainas duhet të shmangin pjesëmarrjen në këtë farsë në çdo mënyrë të mundshme,” tha ministrja e qeverisë Iryna Vereshchuk, që do të thotë se askush nuk duhet të ndihmojë në organizimin e votimit, fushatës, votimit ose të veprojë si vëzhgues i zgjedhjeve, tha qeveria në nje deklarate.
“Mos u përfshini në bashkëpunim, mos i ndihmoni pushtuesit të mbajnë zgjedhje të rreme,” shtoi Vereshchuk, duke paralajmëruar se ata që e bënë këtë me dëshirë po shkelin ligjin ukrainas, megjithëse pjesëmarrja e detyruar nuk ishte e paligjshme.
Votimi personal është duke u zhvilluar që nga e premtja, por të dielën pritet të hapen numri më i madh i qendrave të votimit në Krime, si dhe ato pjesë të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk që janë gjithashtu nën pushtimin rus./vizionplus.tv