Autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse bombarduan rëndë rajonin verilindor të Hharkivit gjatë natës më 14-15 korrik, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan në një qytet historik në jugperëndim, ku dhjetëra persona u vranë.

 

Ndërkohë, udhëheqësit e financave nga ekonomitë kryesore të G20-ës po mblidhen në Bali, për atë që Indonezia mikpritëse thotë se është një takim vendimtar për të zbutur pasojat katastrofike humanitare nga lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës.

 

Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat e Emergjencave raportoi se rajoni i Harkivit dhe qendra rajonale u goditën me raketa duke filluar rreth orës 03:00 të mëngjesit, me orën lokale.

 

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të paktën 39 personat e pagjetur, pasi raketat ruse goditën qytetin historik të Vinnytsya në Ukrainën qendrore më 14 korrik, duke lënë të vranë të paktën 23 persona dhe plagosur rreth 52 të tjerë.

 

Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve në zona pa asnjë vlerë ushtarake.Autoritetet ukrainase thanë se të  paktën 23 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmin e mesditës në një qytet qindra kilometra larg vijës së frontit, i cili erdhi pasi zyrtarët e BE-së u mblodhën në Hagë për të diskutuar krimet e luftës në Ukrainë.

 

Indonezia nikoqire ka paralajmëruar se udhëheqësit e financave të G20-ës që mblidhen në Bali, më 15 korrik, duhet të bëjnë përparim në trajtimin e kërcënimeve ekonomike globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ose të përballen me pasoja katastrofike humanitare.

 

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Presidenti i SHBA Joe Biden tha më 14 korrik se “lufta e Putinit duhet të [shndërrohet] në një dështim strategjik”./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *