Subscribe

Ujëvara e Sotirës është një ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në Bashkinë e Gramshit.

Pavarësisht se rruga është e mundimshme, kjo nuk i ka penguar njerëzit të shkojnë çdo ditë të javës. Vizitorët shprehen se infrastruktura lë për të dëshiruar dhe se investimet do ta bënin edhe më të frekuentuar këtë atraksionin.

Edhe pse pandemia e COVID-19 ndikoi në uljen e numrit të turistëve, sërish për bizneset e zonës problemi më i madh është rruga.

Kryebashkiaku Klodian Taçe shprehet se për momentin ndërhyrjet në përmirësimin e infrastrukturës janë duke u bere nga vete bashkia.

Taçe fton njerëzit që jo vetëm ta vizitojnë, por edhe të investojnë në Gramsh  pasi zonat me bukuri natyrore janë të shumta.

Në Gramsh gjenden disa destinacione në të cilat mund të zhvillohen edhe aktivitete sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *