Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakëve të vendit teksa theksoi se ujësjellësat në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.

Gjatë fjalës së tij para kryetarëve të bashkivë Rama tha se qeveria ka ritur investimet në këtë sektor, ndërsa bashkitë rrisin humbjet.

Rama “shënjestroi bashkinë e Vlorës dhe të Kavajës teksa i cilësoi si piramida që gllabërojnë para.

“Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet.

Po marr kampionin, bashkinë e Vlorës, mbi 78.9% humbje. Një kompani e falimentuar si një fabrikë që merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që trajtohet si mall tjetër, kur vjen puna te domosdoshmëria për ta pasur ujin në familje. Si mund të vazhdojë kjo histori kështu?

Bashkia Kavajë bën vetëm 31% arkëtim. Ka dhe këtu diferenca, por edhe më të mirët janë në raport jo shumë të favorshëm. Këtu ka keq-qeverisje.

Këtu abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, nuk e bëjnë familjarët. Abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata që kanë më pak. Se nuk iu vjen e keqja ujësjellësave nga ata që janë në nëvojë.”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *