Subscribe

Diskutimet me Georgia Meloni pasi kjo e fundit pushoi për katër ditë në bregdetin e Vlorës, Edi Rama i zbardhi për “La Stampa”. Në intervistën e dytë brenda pak javësh për gazetën italiane, kryeministri thotë se mes tyre u fol për projekte konkrete siç është ai i ndërtimit të ujësjellësit mes dy vendeve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Biseduam për projektin e ujësjellësit, të cilin Andreotti dhe Berlusconi e dëshironin tashmë, nga Shqipëria në Puglia. Kjo do të ishte e rëndësishme. Bëhet fjalë për përdorimin e burimeve në Shqipërinë e Jugut për t’i lidhur ato me Italinë. Dhe projekti i linjës elektrike që do të lidhë Italinë me Shqipërinë. Ajo është dikush që mund t’i lëvizë gjërat, kam shumë besim.

 

Lajmin në disa media italiane se mes dy kryeministrave u fol për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri u mohua nga kryeministri Edi Rama. Po aq edhe prezenca e ish kryeministrit të Britanisë së Madhe Tonny Blair në takimin në vilën qeveritare në Vlorë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jo. Ai nuk ishte aty. Unë kam parë shumë fantazime për këtë dhe më shumë, si ajo që ajo nuk erdhi me traget, por me një jaht luksoz, ose se ajo erdhi për një termocentral bërthamor, më vjen keq, por Blair u largua mëngjesin e ardhjes e saj.

 

Qëndrimin katër ditor në Vlorë dhe bisedat me Georgia Meloni-n bën që të lindte një miqësi thotë Edi Rama për “La Stampa”, që me kryeministren italiane do të ritakohen për Samitin e Procesit të Berlinit, që për të parën herë do të mbahet në Tiranë, në Tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *