Do te luhet sonte ne Lion gjysmëfinalja e pare e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Uellsit, e etiketuar ndryshe edhe si sfida mes Kristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, te cilët vetëm nje muaj me pare, festuan se bashku ne “San Siro” trofeun e Uefa Champions League me Realin e Madriditi. Luzitanet prezantohen ne këtë përballje akoma pa fituar nje ndeshje ne 90 minutat e kohës se rregullt. Ne te kundërt, uellsianet vine pas nje rezultati te pabesueshëm 3-1 ne çerekfinale ndaj Belgjikës. Nga nje ane është Portugalia nje skuadër veterane tashme ne gjysmëfinale, e pesta për te nga te cilat vetëm nje here ka prekur finalen dhe nga ana tjetër Uellsi, i cili është per here te pare ne histori ne këtë tur dhe po përjeton nje ëndërr. Nje ndeshje qe premton emocione, por edhe loje pikërisht nga protagonistet e dy skuadrave: CR7 qe është ne gjysmëfinalen e trete me Portugalinë dhe kërkon te jete golashënuesi me i mire i turneut dhe Gareth Bale shpirti i dragonjve te Uellsit. Te dy skuadrat përballen per here te pare ne nje takim zyrtar; deri ne keto moment janë ndeshur ne tre miqësore nga te cilat dy jane fituar nga Portugalia dhe nje Uellsi. Fernando Santos konfirmon skemën 4-4-2 me te vetmen mungese ne mesfushe Uiliam Karvaljo i s’kualifikuar. Ne kampin kundërshtar, Kris Koleman do te hedhe ne fushe nje formacion e reshtuar me skemën 5-3-2 me dy mungesa Devis ne prapavije dhe mbi te gjithë Aron Ramsi nje nga liderët e skuadrës i s’kualfikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *