Gol në akrobaci i Mario Madzukiç në finalen e UEFA Champions
shtë shpallur goli më i bukur i edicionit 2016-2017 të këtij kompeticioni që sapo u mbyll.
Realizim i shkëlqyer i kroatit në pjesëneparë të ndeshjes në Kardif që gjithsesi nuk vlejti për rezultatin final të ndeshjes.
Kompeticioni më spektakolar i futbollitit të klubeve në Europë ka dhuruar vërtetë gola fantastik në sezonin që lamë pas.
Një edicion që sportëdashësit shqiptarë patën mundësi ta shijonin vetëm në Tring HD dhe Vizion Plus HD.
Në listën e UEFA-s, goli i dytë më i bukur rezulton ai i Casemiros në duelin Real- Napoli në 1/8 ndeshje që u mbyll 3 me 1 në Madrid.
Në vendin e tretë, Tomas Delaney në përballjen e grupeve Kopenhagen-Brugge.
Vendi i katërt është për holandezin Arjen Robben ne 1/8 në duelin Bayern- Arsenal që përfundoi 5 me 1.
Edje Bomberi Argjentinas i Juventusit, Higuain është me këtë listë me një nga golat e shënuar në principatë në gjysmëfinale në atë fitore të bardhezinjë 0 me 2.
Më poshtë janë edhe golat e renditur nga vendi i pestë deri tek i dhjeti ku në listë për golat më të bukur të sezionit sipas UEFA-s janë renditur Ozil i Arsenalit, Griezman i Atletiko Madrid, Dani Alves i Juventusit, Ronaldo i Real Madrid dhe Sanches i Arsenalit.





