E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Sport

UEFA pranon gabimin: Prekja me dorë e Cucurrella ishte penallti

UEFA ka kërkuar falje mbi mosdhënien e penalltisë për Gjermaninë gjatë ndeshjes me Sp[anjën në Euro 2024.

Ndërsa ndeshja ishte 2-1 për iberikët në minutat e fundit të lojës mbrojtësi i Spanjës Cucurrella prek topin me dorë, por për arbitrin britanik Taylor nuk ishte penallti, pavarësisht protestave të lojtarëve gjermanë.

Së fundmi, Komisioni i Arbitrave të UEFA-s informoi gjyqtarët ndërkombëtarë se kemi të bëjmë me një gabim, pasi 11-metërshi në favor të “Panzerave” duhej të ishte akorduar.

Pasi u analizua rasti dhe u pa me detaje, Komisioni i Arbitrave të UEFA doli në këtë konkluzion, këtë të hënë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë