E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Uefa “fal” Realin, Juven dhe Barçën/ Pezullohen përkohësisht proçedurat e dënimit të tyre

Uefa ishte shumë pranë dënimit të 3 klubeve europiane Juventus, Barcelona dhe Real Madrid që ende nuk kanë hequr dorë nga krijimi i Superligës. Por mbrëmjen e të mërkurës qeveria e futbollit europian mori një vendim për të pezulluar përkohësisht procedurat me këto klube deri në një njoftim të dyte.

 

”Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelonës , ​​Juventus dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturën ‘Projekti Super League’, Komisioni i Apelimit i UEFA ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër. –

 

Reklamë

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA hapi procedim ndaj klubeve në fjalë në datën 25 maj. Ato rrezikonin seriozisht pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Por Komisioni i Apelit vendosi të pezullojë procedurat për shkaqe ende të paqarta.

Ndërkaq, të hënën u bë e ditur se nga Ministria e drejtësisë së Zvicrës se kjo e fundit  i kishte dërguar një email UEFA-s dhe FIFA-s ku i informonte se  nuk mund t’i vendosnin sanksione 3 klubeve që ende zyrtarisht nuk janë lidhur me  projektin e  Superligës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë