Manchester United, Basel, Juventus dhe Roma janë 4 skuadrat e radhës  qe prenë biletat për ne raundin 1/16-të te Uefa Champions League.

 

Por vëmendja ne javën e fundit te fazës ne grupe u zhvendos ne Mynih ne grupin B, ku ne një sfide luksi Bajerni u hakmor ne mënyrën me te mire duke i dhëne leksion Paris Sg ne rezultatin 3-1. Gjermanet zhbllokuan shifrat shpejt me Levandosfki ndërkohë qe ToliSso dyfishoi rezultatin  duke e mbyllur pjesën e pare ne avantazh te dy golave. Parisienet ngushtuan diferencën me Mbape me fillimin e pjesës se dyte ndërsa përsëri francezi Tolisso ne minutën e 69 vulosi rezultatin 3-1.

 

Manchester United e mbylli grupin A ne vend te pare teksa fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Cska se Moskes. Ishin ruset qe surprizuan ne fundin e pjesës se pare teksa gjeten rrjetën me Alan Xagoev. Ndërkohë presioni i vendasve u konkretizua me dy gola ne harkun kohor te dy minutave ne pjesën e dyte. Fillimisht Lukaku pas një pasimi te Pogba ktheu gjithçka ne baraspeshe ndërsa Rashford i dha fitoren skuadrës se Hoze Murinjo. Bazel u rendit prapa krahëve te anglezeve fale fitores 2-0 ne Da Luz ndaj Benfikes me gola te Eljanusi dhe Oberlin.

 

Ne grupin C Romes i mjaftoi një rezultat minimal 1-0 ne Olimpiko ndaj Karabag për tu ngjitur ne krye e për te vazhduar ëndrrën Champions. Goli i vetëm i takimit u shënua ne pjesën  e dyte nga Peroti . Nga Uefa Champions League u largua Atletiko e Madridit qe barazoi ne Stamford Brixh me Chelsean. Te dy golat u shënuan ne pjesën  dyte. Fillimisht Saul kaloi ne avantazh Madrilenet ndërsa ne minutën e 75 gjuajtja e Hazard u devijua nga Savic.

 

Ne grupin D, Juventus fitoi pa probleme ndaj Olimpiakos ne Karaiskaqi 2-0 me gola te Kuadrado dhe Bernardeski ne fundin e takimit. I njëjti rezultat edhe ne Kamp Nou mes kryesuesve te Barcelonës dhe Sporting. Katalanasit gjeten rrjetën vetëm ne pjesën e dyte, fillimisht me Paco Alkaser ndërsa autogoli i Zheremi Metje ne minutën e 91 vulosi rezultatin 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *