Udhëtimet janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme për secilin nga ne. Të udhëtosh me dikë, qoftë partneri juaj qoftë një mik i juaji, mund t’ju tregojë shumë gjëra për personin në fjalë.

 

Gjatë udhëtimit ju mund të zbuloni shumë detaje të rëndësishme për personin shqoqërues që mund të jenë të mira ose të mërzitshme në lidhje me marrëdhënien që ju keni krijuar me njëri-tjetrin.

 

Kjo për shkak se njerëzit i planifikojnë secili ndryshe-ndryshe objektivat e udhëtimeve, dhe nëse nuk jeni në udhëtim me dikë që e ndanë të njëjtin vizion me ju, gjërat mund të ngatërrohen shumë.

 

Nëse e keni ndërmend që të bëni një udhëtim më një mik apo me partnerin tuaj është e rëndësishme që më parë të bëni këto përgjigje vetes;

 

Cilat janë qëllimet e udhëtimit?

A keni jetën e natës prioritet?

A ju pëlqejnë shëtitjet me ciceronë, apo parapëlqeni të gjendeni vetë?

Sa hapësirë i lejoni spontanitetit?

Si i përballoni situatat stresuese?

Sa aventurier do të jeni me ushqimin?

A ju pengon të rrini vetëm për ca kohë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *