E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Udhëtimet me helikopterë për fushatë”, Xhaçka padit PD-në për shpifje

Ministria e Mbrojtjes ka paditur disa përfaqësues të PD-së, pas akuzave nga kjo parti se Olta Xhacka po shpërdoron detyrën duke përdorur helikopterin e Forcave Ajrore për të shkuar në takimet me strukturat e PS-së në Dibër.

 

Këto akuza të lëshuara nga selia blu, Xhaçka i ka quajtur shpifje.

 

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, udhëtimet e ministres janë bërë vetëm në bazat ushtarake në vend, një prej të cilave është në Dibër.

 

Prej disa ditesh, Partia Demokratike përmes videove dhe fotove pretendon se ministrja e Mbrojtjes, në detyrën e drejtueses politike të qarkut Dibër ka udhëtuar drejt kësaj zone me helikopterët e FA-së.

 

Sipas selisë blu, Xhaçka ka bërë 22 fluturime brenda dy muajve duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 100 milionë lekesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë