E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Udhëtimet/ BE heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Bashkimi Evropian heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për Covid-19.

Kësisoj për udhëtimet jo thelbësore nga Shqiperia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, udhëtarët do ti nënshtrohen disa kufizimeve, sipas asaj që do percaktojne vete shtetet.

Megjithatë vetë shtetet anëtarë të BE, kanë të drejtë të heqin kufizimin e përkohshëm ndaj vendeve te vecanta te perfshira ne kete liste dhe sidomos udhetareve te vaksinuar.

Përvec Shqiperisë, në listën e vendeve jo të sigurta për udhëtime janë futur edhe Serbia, Armenia, Japonia, Azerbajxhani dhe Brunei.

Reklamë

Qytetarët nga vendet të cilat nuk janë në listën e gjelber nuk u  lejohet fare hyrja në BE përveç rasteve për nevoja profesionale apo për shkak të lidhjeve të ngushta familjare.

Lista me vendet e sigurta dhe të pasigurta për udhëtime përditësohet çdo dy javë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë