Këtë të martë Rusia feston Ditën e saj vjetore të Fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

 

Lidhur me këtë ditë historike për Rusinë nuk kanë munguar as urimet nga vendet aleatë.

 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përmes një letre drejtuar homologut të tij rus ka shprehur urimet e tij për këtë ditë.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në letrën drejtuar Putin, ushëheqësi i Koresë së Veriut shpreh përshëndetje për popullin rus dhe ushtrinë.

 

Gjithashtu, në letër evidentohet dhe lufta, të cilës i referohet si luftë për të realizuar drejtësinë ndërkombëtare dhe për të mbrojtur paqen globale” kundër të ashtuquajturave imperialistë.

 

“Fitorja është traditë e natyrshme e Rusisë dhe lavdia e fitores do të shkëlqejë në histori dhe do të zgjasë përgjithmonë me Rusinë edhe kur të kalojë koha dhe brezat të ndryshojnë”, shkroi Kim.

 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut raportohet se ka shkruar gjithashty që, Rusia do të shkatërrojë të gjitha sfidat dhe kërcënimet e paraqitura nga forcat armiqësore dhe do të mbizotërojë në përpjekjen e saj për të siguruar sovranitetin, dinjitetin dhe stabilitetin rajonal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *