E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un takon Xi Jinping

Lideri i Koresë se Veriut, Kim Jong Un ka takuar presidentin kinez Xi Jinping ne qytetin verilindor të Dalian.

 

Ky është takimi i dytë i fshehte midis dy udhëheqësve në më pak se dy muaj, pas atij qe mbajtën ne fund te muajit mars ne Pekin. Këtë here Kim ka hequr dore nga udhëtimi me tren te blinduar dhe ka mbërritur ne Kine me avion.

 

Reklamë

Ky takim vjen pas një samiti historik në fund të prillit mes udhëheqësit te vendit komunist e presidentit të Koresë së Jugut Moon-Jae-In.

 

Takimi i fundit i paraprin bisedimeve historike me presidentin Donald Trump qe pritet te mbahen ne fund te muajit maj ose ne fillim te qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë