Avokati Bashkim Nikolla nga studio e Quo Vadis ka deklaruar se është hartuar një platformë për të zhbërë luftën e madhe të UÇK.
Ai tha se kjo platformë është hartuar duke marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve palaço.
“Ka një platformë antishqiptare për të zhbërë luftën e madhe çlirimtare të kombit tonë, andej dhe këtej kufirit. Andej u bë një ligj special në vitin 2015, u “pasurua” në vitin 2019 dhe vuri dorë mbi komandëtn e asaj që quhet Ushtri Çlirimtare, shpëtimtare, kombëtare dhe arriti ta quante si një ndërmarrje kriminale këtë komandë. Për të vënë me shpatulla pas murit këtë komandë dhe të gjithë ata që ishin në krye të rrezikut, të sakrificës më sublime duke i vënë përballë me dëshmimtarë biçim dhe palaço dëshmimtarë. Ku dalim tek opinioni i Dritan Goxhaj, si ish luftëtarë i UÇK-së, si kordinator i NATO-s në veri të Shqipërisë, si biri i babait Laver Goxhaj zv.shefi i UÇK, së bashku me nënën e tij, së bashku në këtë trekëndësh kishin në dorë se ku bëhej bombardimi sepse ky profesori që ka dhënë në akademi atë lëndë që krijon marrëdhënie reciproke të armës së ajrit dhe të tokës, që të mos godasësh një fëmijë, objekte civile, por të godasësh atje ku duhet.Ky alternim është bërë nga Prishtina tek Dritan Goxhaj, nëna dhe bashkëshortja e tij”, tha Nikolla.