Uashingtoni është mbuluar nga uji. Reshjet e mëdha të shiut të rëna gjatë natës bene qe rrugët, lagjet dhe sheshet kryesore te shnderrohen ne liqene.

Mediat amerikane kanë publikuar pamje të automjeteve duke lundruar ne ujë, duke detyruar drejtuesit e tyre të hipin mbi makina për të shpëtuar.

Uashington Post shkruan se duket sikur I gjithë shiu I një muaji, zbarkoi në disa orë.

Ujrat e rrëmbyeshëm e bënë të pamundur ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Qarkullimi është bllokuar, ndërsa vërshimet kanë rrëzuar edhe pemë. në shumë zona ka ndërprerje të endergjisë elektrike.

Trenat e udhëtarëve në Virxhinia dhe Maryland njoftuan pezullimin e linjave për disa orë.

Edhe pse situara është më e qetë dhe uji është larguar, banorët ende nuk kanë marrë veten nga stuhia e fuqishme që shkaktoi përmbytje në Ëashington.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *