E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Uashington/ Veliaj dhe Spiropali takojnë ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin amerikan, David Petraeus

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali kanë takuar ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin e ushtrisë amerikane, David Petraeus.

 

“Në përfundim të vizitës sonë në Uashington, ishte shumë kënaqësi të takonim ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin e Ushtrisë Amerikane, David Petraeus.

 

Reklamë

Ai ka qenë komandant i forcave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe trupat shqiptare, në Irak dhe Afganistan”, shkruan Veliaj.

 

Në vizitën e tij në SHBA, Veliaj zhvilloi disa takime të rëndësishme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

 

Mes takimeve, ishin dhe ato me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidatin për President të SHBA-së, senatorin Mitt Romney, kryetarin e Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë