Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi pas mesnate në Tiranë.

 

Në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një shtetas tjetër të pa identifikuar. Shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Jurgen Duka, i cili më vonë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

 

Mësohet se fillimisht viktima dhe autori janë përplasur me fjalë në një prej rafteve të marketit, ku kishin hyrë të blinin pije alkoolike dhe më pas janë nxjerrë edhe armët.

 

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg;

 

Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *