Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi 100 dollarë...

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura...

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

U vra me thikë në burgun e Greqisë, kush ishte Jani Aliaj, i shumëkërkuari për ekzekutimin e Elton Çiços

19 Janar 21:06

Jani Aliaj, 49-vjeçari nga Tepelena është i burgosuri që u vra sot nga një tjetër person i dënuar në burgun e Koridhalos në Greqi.

Aliaj mësohet se u godit me thikë brenda në qelinë e tij, nga i njëjti person që cilësohet vrasës me pagesë dhe më herët ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimin.

Lexo edhe :

Related Posts

DETAJE/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, arrestohet në Greqi Jani Aliaj
E rëndë! Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

Jani Aliaj rezulton person i rrezikshëm në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe droge përfundoi me të plagosur. Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Kush ishte Jani Aliaj

Jani Aliaj ekzekutoi Elton Çiçon në ish-Bllok më 1 maj 2016. Aliaj hyri brenda një lokali pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë dhe i maskuar me paruke qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi. Në maj 2018, Gjykata e Tiranës dënoi Jani Aliaj në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.  Ndërsa më 9 Qershor 2023, Apeli i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt. Katër njësi tregtare, ullishte dhe një vilë në Borsh i kaluan shtetit.  Jani Aliaj dhe Elton Çiço kanë qenë shokë mes tyre, të dy me origjinë nga Tepelena.

Armiqësia mes Aliaj dhe Çiçës

Armiqësia lindi për shkak të një vrasjeje në vitin 2000. Jani Aliaj qëlloi për vdekje me thikë E. Ballazhiun, në fshatin Zhabakin. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiçon. Elton Çiçës, i cili, pasi mësoi identitetin e autorit, u betua për hakmarrje. Në atë kohë, Aliaj ishte arrestuar nga autoritetet greke dhe ndodhej në paraburgim. Rreth tre vite më vonë, edhe Elton Çiça arrestohet në Greqi dhe përfundon në të njëjtin burg, në Koridhalo. Aty ndodh përplasja e parë fizike mes tyre, ku Çiça plagos me thikë Alia gjatë ajrimit.  Pas disa vitesh, Aliaj del me leje nga burgu, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim, ndërsa më pas lirohet edhe Çiça. Që nga ky moment, konflikti përshkallëzohet në atentate të njëpasnjëshme. Çiça tentoi ta vriste Alinë në janar 2016 në Tiranë dhe më pas në Gjirokastër, duke e plagosur lehtë, por pa arritur qëllimin. Për asnjë nga këto ngjarje, Aliaj nuk bashkëpunoi me Policinë, duke refuzuar të bënte kallëzim. Prej këtij momenti, Alia mbërrin në Tiranë, ku kërkon mbështetjen e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme, të njohur në Tepelenë. Duke qenë se nuk e njihte mirë Tiranën, Alia ndihmohet vazhdimisht nga Milloshi, deri në vrasjen e Elton Çiçës, në maj 2016.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
burg Elton Cicos Jani Aliaj Vizion Plus vrasje

Nga e njëjta kategori

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të Kavajës, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

më shumë...

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine

më shumë...

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 41-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes konsultimit publik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

1:28

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi...

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.