E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U vetëvar në qelinë e burgut në Berat, ndërron jetë në spital 38 vjeçari

Ka humbur jetën i burgosuri në Burgun e Beratit,38-vjeçari Bujar Murati, i cili u vetëvar në qelinë e tij të burgut në 13 Mars dhe ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë por nuk i mbijetoi dot vdekjes.

 

38-vjeçari që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.

 

Reklamë

Mjekët e këtij Spitali konfirmuan se 38-vjeçari Murati kishte pësuar “vdekje klinike” dhe kishte mbërritur në spital në gjendje “kome”. Për këtë arsye,mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit,e kishin dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë,për një trajtim më të specializuar.

 

Por duket se,38-vjeçari Murati,me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë,nuk ka mundur dot ti shpëtojë vdekjes. Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit,në fshatin ku u lind dhe u rrit,në fshatin Lybeshë.

 

Të kontaktuar nga mediat,burimet e burgut të Beratit nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 13 Mars,në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e saj. Ajo që u arrit të mësohej nga burime konfidenciale ditën e vetëvarjes,ishte fakti se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte është xhaxhai i Ariela Muratit,studendes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

 

Ende edhe sot nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi mbrenda ambjenteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit. Në lidhje me ngjarjen reagoi më herët edhe dega e PD-së Berat,duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.

Vazhdo të lexosh

Reklamë