E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U vetëplagos aksidentalisht, policia arreston 39 vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy persona si dhe ka filluar procedimet në gjendje të lirë për dy persona të tjerë.

 

Në vijim të informacionit të vetëplagosjes së ndodhur në Korçë ditën e premte, policia ka sqaruar se ka arrestuar shtetasin e vetëplagosur Edion Miho 39 vjeç dhe Todor Beba 44 vjeç, banues në Korçë.

 

Reklamë

39 vjeçari, Edion Miho u arrestua pasi u vetëplagos aksidentalisht me një armë zjarri tip pistoletë të markës “CLOCK”, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.

 

Ndërsa 44 vjeçari Todor Beba u arrestua për faktin se nuk kallëzoi krimin.

 

Policia ka bërë me dije gjithashtu se ka filluar procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasve me inicialet N.M, dhe J.B, 47 dhe 38 vjeç.

 

Shtetasit e mësipërm, kanë qenë në banesën e Todor Bebës, në lagjen nr 1 Korçë, ku ka ndodhur ngjarja dhe ku u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma tip pistoletë, me 15 fishekë luftarakë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë