E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“U urdhëruan të punojnë në mënyrë të kundërligjshme”/ Zbulohet pse vdiqën dy elektricistët

Policia arrestoi dy persona këtë të mërkurë, si të lidhur me tragjedinë e ndodhur në Jagodinë, ku humbën jetën dy elektricistë.

 

Në pranga ranë drejtori dhe inxhinieri pranë OST, Njësia Operative Fier, të dy nga 38 vjeç.

 

Reklamë

Sipas policisë, ata u kanë dhënë urdhër elektricistëve që të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.

 

Për pasojë, Gjergji Duka 50-vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç humbën jetën. Ata ishin duke punuar në nënstacionin elektrik të kësaj zone kur u zunë poshtë nga një shtyllë e tensionit të lartë, e cila u rrëzua.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë