E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U tha se ishte me Covid-19/ Komisioneri në Vlorë bën tamponin e shpejtë

Një situatë e çuditshme u regjistrua këtë të diel në Vlorë.

Një komisioner u paraqit në qendrën e votimit, ndonëse dyshohej se është i infektuar me COVID-19.

Në informacionet e fundit, nga Vizion Plus, mësohet se komisioneri ka bërë tamponin e shpejtë dhe rezultati ka treguar se nuk është I infektuar me Covid-19.

Kujtojmë që këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri që zhvillohen në kushte pandemie.

Reklamë

Për shkak të situatës, të infektuarit nuk do të lejohen të votojnë.

Po ashtu, komisionerët duhet të vetëdeklarojnë se nuk janë të sëmurë, me qëllim që të kryejnë detyrën.

Ambientet ku do të votohet janë dezinfektuar 24 orë para se të niste procesi, ndërsa do të ketë dezinfektim edhe gjatë ditës.

Votimi duhet të kryhet në respektim të masave anti-COVID, me maskë e distancë./Vizion Plus

Vazhdo të lexosh

Reklamë