Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka mbledhur me urgjencë demokratët pasditen e kësaj të mërkure pas publikimit të lajmit se ai nuk do të jetë më në krye të degës së PD në Fier.

 

Gjatë bisedës me demokratët, Baçi tregoi se mbrëmjen e kaluar ka pasur një takim me Lulzim Bashën, i cili i ka kërkuar që të japë propozime për emrin e pasardhësit të tij. Por, Baçi pohoi se ka refuzuar që të jepte dakordësinë për komandimin e dikujt tjetër.

 

“Dje pata një takim me Bashën ku më kërkoi që të jap mbështetjen time për dakordimin komandimin e dikujt tjetër, pa më dhënë asnjë arsye. I thashë nuk jap dakordësi në këtë drejtim pasi nuk shikoj ndonjë problematikë te dega demokratike e Fierit, një degë që ka dhënë rezultate të mira. Unë jam i prirur për lëvizje, për mbajtjen e përgjegjësisë dhe jam i hapur që dega e PD Fier të bëhet më e mirë, me prurje të reja. Por në një situatë të tillë tollovie në anëtarësi, një veprim i tillë është i nxituar. Në mëngjes u ndodha para faktit ku mediat jepnin lajmin për shkarkimin tim dhe emërimin e dikujt tjetër. Mblodha kryesinë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që kishin. Duhet të ketë ndryshime te kryetarë e degëve dhe më lart, por ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit, me zgjedhje. Nuk jam tifoz as me Bashën as me Berishë, PD është një parti që kryetarët ndërrohen ndërsa unë jam me PD. Unë jam për respektimin e statutit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *