Katari ka reaguar menjëherë pas sulmeve iraniane ndaj 6 bazave ushtarake amerikane në Katar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, me anë të një postimi në platformën X, ka njoftuar se “mbrojtja ajrore e Katarit ka penguar sulmin dhe ka kapur me sukses raketat iraniane”.
Lexo edhe :
Zëdhënësi shtoi se “baza ishte evakuuar më parë në përputhje me masat e sigurisë dhe të kujdesit të miratuara”.
Sipas mediave ndërkombëtare mbi Katar janë dëgjuar shpërthime të forta, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e goditjes me raketa të bazave ushtarake amerikane.






